Aplikoni këtë maskë për flokë më të dendur dhe më të bukur

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë stresohemi kur shohim se sa flokë na bien për tokë. E vërteta është që rënia e 50-100 fijeve floku në ditë është normale.

Nëse shihni që po humbisni më shumë, mund të ketë një problem. Në vend që të bini pre e marketingut të shampove dhe produkteve të kushtueshme që premtojnë flokë të bukur e të dendur, ne po ju sjellim një maskë krejt natyrale.

Kjo maskë është ideale për të përmirësuar shëndetin e flokëve, për t’i bërë ato më të plotë dhe për të ndaluar rënien e tyre.

Aplikimi njëherë në javë i kësaj maske mund t’ju sigurojë të gjithë përfitimet e sipërpërmendura.Përbërësit:

1 vezë mesatare

1 banane mesatare

1 lugë gjelle mjaltë

½ gote birrë

Përgatitja:

Vendosni gjithë përbërësit në një blender.

Miksojini përbërësit derisa të merrni një masë konistente.

Përdorimi:

Aplikojeni maskën në flokë të pastër dhe skalp jo të yndyrshëm në mënyrë që përbërësit e maskës të përthithen maksimalisht nga skalpi. Vendosni më pas një kapele dushi dhe prisni për 1-2 orë. Më pas lani flokët me ujë.

Përbërësit e maskës bashkëpunojnë për të fuqizuar rrënjët e flokëve dhe për të parandaluar këputjen dhe rënien e tyre, por edhe stimulimn e flokëve të rinj.

Bananja fuqizon seksionet e dëmtuara të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokut dhe riparojnë flokët e dëmtuar, kurse birra luan shumë mirë rolin e balsamit pasi stimulon rritjen e flokëve, falë përbërësve që përmban.

Sigurisht, përbërësi me yll në këtë maskë është veza. Ajo përmban proteina të një cilësie të lartë, të cilat sigurojnë flokë të shëndetshëm dhe stimulojnë rritjen./ Living.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme