Aprovohet ilaçi sprej për trajtimin e depresionit

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Rregullatori amerikan i ilaçeve (FDA) ka miratuar shitjen e një spreji të ri të hundës për të trajtuar depresionin.

Prodhuesi Janssen thotë se Esketamine mund të trajtojë gjendjen e pacientit brenda 24 orëve të përdorimit.

Ilaçi është i destinuar për pacientët të cilët nuk janë përgjigjur pozitivisht ndaj dy antidepresantëve që përdoren më së shpeshti, të cilët mund të kërkojnë javë që të kenë efekt.

Por kritikët argumentojnë se spreji mund të jetë miratuar pa testime adekuate.

Spreji u aprovua së pari nga paneli këshillëdhënës i FDA (Food and Drug Administration) në shkurt dhe mund të kushtojë deri në 885 dollarë.

Antidepresantët tradicionalë si Prozac përpiqen të lehtësojnë depresionin duke shtuar serotoninën në tru për të kaluar mesazhe mes qelizave nervore.

Mendohet që serotonina ka një ndikim të mirë në disponimin, emocione dhe gjumë.

Në të kundërt, esketamine synon glutamatin, një kemikat i lidhur me të mësuarin dhe kujtesën, dhe përgjithësisht konsiderohet më thelbësore për funksionin normal të trurit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme