Arsyet përse puthjet në ballë janë më të veçantat

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Dy partnerë mund të shkëmbejnë puthje të llojeve të ndryshme, por të gjithë biem dakord se ato në ball, janë të veçanta.

Nga puthjet e shpejta, ato rrëmbimthi, apo të gjatat e pasiononte çdo puthje përcjell diçka të ndryshme në varësi të momentit.

“Puthja e ballit tregon një intimitet të fortë emocional”, thotë Laurel Steinberg, PhD, seksolog dhe terapist i marrëdhënieve në çift.

Kjo puthje nuk është një tregues i drejtëpërdrejtë i tërheqjes erotike, por është një gjest jo-seksual që komunikon diçka më të thellë.

Ja çfarë nënkupton një puthje në ballë:

  1. Ju keni një lidhje kuptimplote
  2. Partneri juaj është duke “puthur” shpirtin tuaj

Ngrohja dhe presioni nga buzët e dikujt në ballin tuaj stimulon gjëndrën pineale, e cila lëshon kimikate që ndikojnë në mirëqenien mendore dhe shkaktojnë gëzim. Me këtë gjest, partneri juaj po puth mendimet, idetë që keni ndarë, dhe ju si një qenie – jo vetëm një trup fizik.

“Një puthje e ballit tregon se ju nuk shikoheni vetëm si një objekt seksual”, thotë Steinberg. Është një mënyrë e dhembshur, jo-seksuale për partnerin tuaj për të komunikuar adhurimin dhe respektin ndaj jush.

Të ngjashme