Arsyet pse ju skuqen sytë

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Sytë e skuqur mund të nxisin një sërë pyetjesh acaruese nga njerëzit që duan të dinë nëse jeni sëmurë, keni qarë apo pirë alkool.

Skuqja e syve shkaktohet për arsye nga më të ndryshmet. Ajo është shpesh shenjë e një tjetër problemi – si sy të thatë, mungesa e gjumit ose teprimi me alkoolin. Dr. Andrew Holzman ka zbuluar disa nga shkaktarët e skuqjes së syve.

Ju janë tharë sytë

Kur sytë janë të thatë, ata acarohen dhe inflamohen. Ky inflamacion shkakton edhe skuqje të tyre. Syti i thatë është më i zakonshëm tek njerëzit mbi 50 vjeç, megjithatë prek edhe më të rinjtë, sidomos ata që kalojnë shumë kohë para kompjuterit.

“Ne nuk i kap-sitim sa duhet sytë kur jemi para ekranit të pajisjeve elektronike, prandaj shkaktohet tharja e syve”, shpjegon dr. Holzman.

Keni alergji sezonale

Alergjitë mund të shkaktojnë ënjtje dhe inflamacion të syve, duke çuar kështu më skuqje të tyre.

Po mjekoheni me ilaçe

Ilaçe të caktuara, si ato për gjumin, ankthin, apo ato për lehtësimin e dhimbjeve (si ibuprofeni) mund të shkaktojnë tharje dhe skuqje të syve. Këto ilaçe mund të pakësojnë rrjedhjen e gjakut tek indet përreth syve, duke i bërë ato të thatë dhe të skuqur.

Nuk keni fjetur mjaftueshëm

Nëse keni ndenjur zgjuar deri natën vonë duke parë filma ose keni kaluar gjysmën e natës duke u kthyer sa nga njëra anë në tjetrën në shtrat, sytë tuaj do të duken pas si të përgjakur ditën e nesërme.

Sytë kanë nevojë që të mbyllen për njëfarë kohe, në mënyrë që shtresat e lotit të rigjenerohen dhe rimbushen. Humbja e lotëve çon në skuqje të syve.

Keni pirë shumë alkool

Skuqja e syve nuk shkaktohet vetëm nga fakti që keni vajtur vonë në shtëpi. Alkooli gjithashtu mund të shkaktojë skuqje të syve.

“Alkooli relakson enët e gjakut, duke bërë që të rrjedhë më shumë gjak nëpërmjet enëve tek sytë”, shpjegon dr. Holzman. Prandaj ata duken më të skuqura.

Ju ose një familjari juaj pini duhan

Pirja e duhanit shkakton ngushtim të enëve të gjakut tek sytë, që nga ana tjetër çon në tharje të syve.

Kur trupi e ndjen tharjen dhe mungesën e gjakut në sy, ai përpiqet ta kompensojë atë duke zgjeruar enët e gjakut. Në këtë mënyrë shkaktohet skuqja e syve.

Keni qenë duke notuar

Kripa e ujit të detit shkakton tharje dhe skuqje të syve. Pishinat gjithashtu përmbajnë substanca kimike, si klor, që vret disa nga bakteret e mira në sy, duke çuar kështu në acarim dhe skuqje të tyre.

Keni shtypur një enë gjaku

Kjo shkaktohet në rastet kur kolliteni shumë, nëse keni fjetur në një pozicion të keq që ka shkaktuar shumë presion në sy, ose keni përjetuar një traumë (aksident me makinë ose jeni rrahur).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme