Arsyet që i nxisin njerëzit të tradhtojnë

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

A mendoni se mund t’i vëreni shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton?

Sipas një studimi, njerëzit që e kanë pasur numrin më të madh të partnerëve seksualë apo ata që kanë tendenca impulsive janë më të prirë të tradhtojnë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse çdo lidhje është unike, hulumtuesit kanë zbuluar se ka disa faktorë të caktuar që i nxisin njerëzit të jenë të pabesë.

Sipas zbulimeve, të cilat janë publikuar në “British Journal of Psychology”, njerëzit që janë impulsiv mund të tradhtojnë thjesht sepse nuk duan të pauzojnë për ta analizuar situatën deh kështu veprojnë në bazë të mendimeve dhe emocioneve të momentit.

Veç kësaj, ata të cilët kanë pasur më herët shumë partnerë seksualë janë më të prirë të tradhtojnë sepse kanë zhvilluar “aftësi” të caktuara në atë fushë.

Në mënyrë aspak befasuese, top arsyet për tradhti janë ndjenja e çlidhjes nga partneri/ja dhe mungesa e kënaqësisë në lidhje. /Telegrafi/

Të ngjashme