Arsyet shkencore pse femrat i “zë” më lehtë alkooli

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 23:21 | Nga

Nëse e teprojmë me alkoolin, rezultati dihet, nuk mbajmë mend çfarë ka ndodhur. Mendojmë se meshkujt I zë pija më vonë se femrat, dhe disa studime na tregojnë pikërisht këtë dhe arsyet përse ndodh kjo.

1. Studimet tregojnë se femrat kanë më pak ujë në trupat e tyre. Kjo për shkak të përqëndrimit më të lartë të gjakut te femrat sesa te meshkujt për një sasi të caktuar alkooli.

2. Femrat e absorbojnë alkoolin më shpejt se meshkujt dhe për pasojë e shpërbëjnë atë më shpejt, që do të thotë se nënprodukte të dëmshme të alkoolit krijohen në trup më shpejt.

3.Femrat që marrin pilula kontraceptive orale mund ta shpërbëjnë alkoolin më ngadalë sesa gratë që nuk e përdorin pilulën.

4. Femrat kanë tendencë të kenë mëlçi më të vogël se meshkujt, dhe kjo e bën femrën më të prekshme ndaj dëmtimit të mëlçisë nga alkooli në krahasim me meshkujt.

5. Femrat zakonisht kanë më shumë yndyrë në trup sesa meshkujt dhe alkooli nuk është i absorbuar në indin yndyror. Kjo rezulton në përqendrimin më të lartë të alkoolit në gjak te femrat sesa te meshkujt për një sasi të caktuar alkooli.

Pavarësisht këtyre diferencave, në nivele të ulëta të konsumimit të alkoolit ekziston një diferencë e vogël ndërmjet meshkujve dhe femrave në lidhje me pasojat e varësisë ndaj alkoolit.

Megjithatë, në nivele më të larta të konsumit të alkoolit rreziku i varësisë ndaj sëmundjes së alkoolit është më i lartë për femrat.

Të ngjashme