Asnjëherë s’duhet krahasuar fëmijët me moshatarët e tyre

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:40 | Nga

Prindërit kanë tendencë që zakonisht për model të marrin fëmijët e tjerë të fqinjëve apo në mesin e familjes, në rastin kur fëmija i tyre dështon në ndonjë fushë të caktuar, apo edhe sepse thjesht ata nuk janë të kënaqur me ta për çfarëdo arsye tjetër.

Kjo praktikë tashmë po njihet si e keqe, e në lidhje me këtë ka folur edhe mjekja pediatër në NYU, Dr. Robin Jacobson. Sipas saj, nënat janë gjithmonë të shqetësuara për peshën e fëmijës së tyre, por ajo që duhet të kuptojnë dhe të fiksojnë mirë është që fëmijët nuk janë njëlloj.

“Burimi më i mirë për të mësuar rreth zhvillimit të fëmijës është pediatri”, tha ajo.

Dr. Jacobson pranoi se të gjithë prindërit shqetësohen kur shohin një fëmijë më të vogël se fëmija i tyre që flet ose ecën më mirë. Por prindërit duhet të kuptojnë që të gjithë fëmijët janë të ndryshëm. Zakonisht, pediatrit nuk japin receta me gramë dhe as nuk thonë sa duhet të shtojë një fëmijë gjatë një muaji.

Mirëpo, këtu nuk është fjala vetëm për peshën në kohën kur fëmijët janë më të vegjël.

Edhe mësimi, shoqëria, aktivitetet jashtë mësimore, apo sjellja e tyre, asnjëherë nuk duhet të krahasohet me të tjerët, sepse kështu mund ta dëmtoni fëmijën tuaj, duke i mbjell atij xhelozi për të tjerët, dhe pasiguri për veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme