Avokado, fruti magjik për shëndetin tuaj

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Shpesh quhet frut magjik. Po ju prezantojmë avokadon dhe gjithë aftësitë e tij në përmirësimin e shëndetit tonë.

Avokado ngadalëson plakjen, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme, shkruan EO.

Parandalon alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti-grip dhe është i shkëlqyer për flokët e thatë.

Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut.

Yndyrat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrat e këqija.

Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalësimin dhe eliminimin e rrudhave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme