Bakteret e mira në zorrë ndihmojnë rritjen tek fëmijët e kequshqyer

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Një dietë e pasur me banane, qiqra dhe kikirikë përmirëson bakteret e mira të zorrëve tek fëmijët e kequshqyer, duke ndihmuar nxitjen e fillimit të rritjes së tyre, sugjeron një hulumtim i ri.

Këto ushqime u gjetën të jenë veçanërisht të mira në nxitjen e baktereve të shëndetshme, në një studim ameriken të fëmijëve në Bangladesh.

Rritja e eshtrave, trurit dhe trupit është më e mundshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 150 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeçare në mbarë botën ishin të kequshqyer.

Përve që janë të dobët dhe të vegjël, shumë fëmijë të kequshqyer përfundojnë me komunitete të paplota ose të “papjekura” të baktereve në zorrë, krahasuar me fëmijët e shëndetshëm të së njëjtës moshë.

Të ngjashme