Bëhuni shef i vetvetes

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Nëse dëshironi të filloni një biznes por nuk e keni idenë se nga të filloni, mos u bëni merak-nuk jeni të vetëm. Në fakt, duke marrë parasysh realitetin ekonomik, shumë njerëz kanë kuptuar që “puna” për të cilën janë përgatitur nuk ekziston. Të tjerët vijnë në përfundimin që duhet të krijojnë vetë punën e tyre. Pa pasur rëndësi motivi, ju mund të filloni që sot të bëheni shef i vetvetes.

Merrni një vendim

Nëse jeni jo të kënaqur me situatën tuaj të tanishme, pranoni që askush tjetër nuk mund ta rregulloj përveç jush. Nuk arrini asgjë nëse fajësoni ekonominë, shefin tuaj, të fejuarën/fejuarin tuaj apo edhe familjen. Ndryshimi vjen vetëm nëse merrni vendim të menduar.

Lejojani vetes të bëni kërkime. Analizoni tiparet e juaja në aspekte të ndryshme (personalitetin, stilin shoqëror, moshën) dhe dëgjoni intuitën. Shpesh herë tentojmë të injorojmë intuitën edhe pse brenda vetes shpesh e dimë të vërtetën. Pyesni veten “Çfarë më jep energji edhe nëse ndihem i/e lodhur?”

Si ta dini se cili biznes është i duhuri për ju? Janë tri qasje të zakonshme për sipërmarrësi:

Bëni atë që e dini më së miri: Jeni pushuar nga puna apo edhe vetë dëshironi ndryshim? Analizoni punën që e keni bërë gjatë viteve të kaluara për të tjerët dhe mendojeni se qysh mundeni me i përmbledhë ato aftësi për t’i ofruar si shërbime apo produkte tuaja.

Bëni atë që bëjnë të tjerët: Mësoni për bizneset tjera që ju interesojnë. Në momentin që e gjeni të duhurin për ju, fillojeni.

Zgjidhni një problem të rëndomtë: A ka boshllëk në treg? A ka ndonjë shërbim apo produkt që dëshironi të sillni në treg? (Shënim: Kjo është qasja me rrezikshmërinë më të lartë.) Nëse zgjedhni këtë qasje, studioni dhe përfitoni njohuri para se të investoni në të.

Planifikimi i biznesit rrit gjasat për sukses

Shumë njerëz nuk planifikojnë. Planifikimi i biznesit ju sjell dobi në kjartësi të vizionit, fokusit dhe besimit. Plani nuk ka nevojë të jetë më shumë se një faqe.

Pyeteni veten:

  • Çfarë po krijoj?
  • Çfarë do të shërbej?
  • Çfarë po ju premtoj konsumatorëve/klientëve dhe vetes sime?
  • Cilat janë synimet, strategjitë dhe plani i veprimit?

Njiheni audiencën tuaj para se të shpenzoni ndonjë qindarkë
Para se të filloni investimet, kuptojeni nëse njerëzit do ta blinin produktin apo shërbimin tuaj. Kjo mund të jetë puna më e rëndësishme që mund ta bëni. Pra kush tjetër do ta blinte përveç familjes dhe shoqërisë tuaj? Sa është i madh tregu? Kush janë blerësit tuaj? Për çfarë do të ju duhej?

Krijoni një rrjet njerëzish

Tani më nëse veç keni vendosur të përkushtoheni në biznesin tuaj, ju duhet të kultivoni rrjet të përkrahësve, këshilltarëve, partnerëve, aleatëve. Nëse ju besoni në biznesin tuaj, të tjerët do të bashkëngjiten.

Krijoni rrjet lokalisht si dhe përmes rrjeteve sociale. Gjatë pranisë në ngjarje të ndryshme, pyetni të tjerët se çfarë punojnë dhe mendoni se çfarë do të mund t’ju ndihmoni atyre. Qëllimi është të dëgjoni më shumë se të ndani idenë tuaj. Bëjeni këtë me dëshirë dhe përkushtim. Duke vepruar kështu, kur të vijë koha që ju do të plasoni produktin apo shërbimin tuaj në treg, njerëzit ju i keni ndihmuar do të jenë të parët që do ta përkrahin në forma të ndryshme sipërmarrjen tuaj.

Krijoni vlerë

Edhe pse çdo ditë paguajmë për produkte dhe shërbime, njerëzit nuk kanë dëshirë të “shiten.” Fokusohuni në shërbimin e të tjerëve. Kur të mendoni për konsumatorët apo klientët, pyetni veten:

  • Çfarë mund t’i ofroj atyre?
  • Si mund t’ju ndihmoj në qëllimet e tyre?

Shpërndani fjalën

Të jeni të gatshëm të thoni atë që jeni dhe atë që bëni me bindje dhe pa keqardhje. Shfrytëzoni  veglat online më efektive si Twitter, Facebook, YouTube, LinkedIn në mënyrë që të shpërndani lajmin për ju. Mos e nënvlerësoni fuqinë e marketingut, webfaqeve, veglave online të marketingut, marrëdhënieve me publikun, blog postimeve, kolumnave, artikujve, fjalimeve, emailave.

Nëse i ndiqni këta hapa, do të jeni në rrugë të mirë për t’u bërë shef i vetvetes. Është e rëndësishme të kuptoni që nuk jeni vetëm. Dilni dhe takohuni me sipërmarrës tjerë dhe do të befasoheni me kontaktet që do të krijoni dhe të mirat që do të sjellin këto takime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme