Bëni kujdes kur kapni flokët bisht, ka efekte anësore

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Bishti është modeli më i lehtë dhe më praktik i flokëve. Por është e rëndësishme të keni kujdes se sa shpesh i kapni flokët kështu.

Nëse e keni zakon t’i tërhiqni flokët shumë fort dhe t’i mbani ashtu gjatë gjithë ditës, mund të përballeni me disa çështje të pakëndshme .

Më poshtë janë listuar efektet anësore të kapjes së flokëve bisht.

1. Ju mund të vuani nga migrena.

Kur ju kapni flokët bisht, shpesh kini dhimbje të kokës. Flokët tuaj nuk janë të ndjeshëm ndaj dhimbjes, por nën gjëndrat e flokëve tuaj, ka nerva që mund të shkaktohen nga tërheqja e fortë dhe ata mund të ndiejnë dhimbje.

2. Skalpi juaj mund të lëndohet.

Duke kapur flokët bisht, nga tërheqja e fortë, lëkura e kokës mund të dëmtohet. Dhimbja vjen nga lëkura dhe zona perifolikulare e kokës që është rajoni rreth secilës qime, pore ose gjëndër. Ju e vini re dhimbjen menjëherë pasi të keni lëshuar flokët.

3. Mund të përjetoni dhimbje shpine.

Skalpi juaj mund të jetë nën shumë stres, veçanërisht nëse keni flokë të trashë. Dhimbja shfaqet dhe mund të përhapet deri në qafë dhe në shpinë. Kjo ndodh sepse ju aktivizoni nervat ndijor kur flokët i mbani të kapura lart.

4. Lëkura në fytyrën tuaj mund të shtrihet.

Kapja e flokëve bisht nuk është e mirë për lëkurën tuaj sepse humbet elasticitetin e saj. Me kalimin e kohës, do të dukeni të moshuar. Nëse i mbani flokët çdo ditë, lëkura juaj mund të qëndrojë e shtrirë për një periudhë më të gjatë kohore.

5. Flokët tuaj mund të ngatërrohen.

Mbajtja e flokëve bisht përnjë periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë fërkime dhe tensione në flokët tuaj. Do ju duhet kohë dhe mundim të hiqni flokët nga lidhësja që i keni kapur.

6. Flokët tuaj do të prishen më lehtë.

Flokët tuaj janë mjaft të brishta, prandaj tërheqja e tyre gjatë gjithë kohës dhe mbajtja e tyre me një lidhëse elastike nuk do t’i bëjë ato më të forta. Tensioni mund të shkaktojë këputjen e flokëve. Do jetë shumë më keq nëse flini me flokët e kapura bisht.

7. Ju mund të zhvilloni alopeci.

Alopecia tërheqëse është një lloj specifik i humbjes së flokëve dhe kjo ndodh kur ushtroni tension mbi to. Kontrolloni kokën tuaj për gunga të vogla. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme