Bëni mirë të konsumoni kastravec, ja përse

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 04:35 | Nga Ekonomia Online

Kastraveci është mjaft i dobishëm për t’u konsumuar.

Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Por ka edhe shumë benefite të tjera që mund të marrim nga kastraveci.

Ja disa prej tyre:

Lufton lodhjen: sa herë të ndjeheni të lodhur konsumoni një kastravec. Për shkak të përmbajtjes të lartë të vitaminës B dhe proteinave do ju ndihmojë të qëndroni energjik për një kohë të gjatë. Një zëvendësues perfekt i kafeinës.

Kundër celulitit: reduktoni celulitin në trup duke aplikuar një pjesë kastraveci në zonat ku është shfaqur celulit. Kastraveci mund të ndikojë edhe në reduktimin e rudhave.

Lufton dhimbjen e kokës: hani një kastravec para se të flini dhe do të zgjoheni të freskët dhe të çlodhur. Për shkak të përmbajtjes së vitaminës B kastraveci rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Lehtëson stresin: priteni në feta një kastravec dhe vendoseni në ujë të valë. Kimikatet do të veprojnë së bashku duke nxjerrë avull me aromë të freskët.

Për një frymë të freskët: përtypni disa feta kastravec dhe do të largoni aromat e pakëndëshme në gojën tuaj. Kastraveci mbyt bakteriet përgjegjëse për aromën e keqe të gojës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme