Boza, pija e lashtë që mbahet gjallë nga prodhuesi në Prizren

Bulgarian traditional cuisine
Prishtinë | 09 Kor 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa kosovarët rizbulojnë shijen e tyre për pijen e lashtë të fermentuara të njohura si ‘boza’, trashëgimtari i një biznesi funksional për disa gjenerata pret një të ardhme të ndritshme.

Balkan Insight ka shkruar një artikull për dyqanin e Idriz Pulës “Boza”, në Prizren, ku mund të shijoni bozë dhe limonadë.

Por, nëse doni ndonjë gjë tjetër duhet të shkoni diku tjetër, sepse ky dyqan i vogël, që ndodhet përgjatë lumit Lumbardhi, përgatit vetëm pijen unike fermentuese Osmane.
Idrizi, 49 vjeçar, vepron në dyqanin e vetëm special të bozës në Prizren.

Megjithëse ju mund të gjeni boza në shumë kafene dhe ëmbëltore nëpër Prizren, Idrizi fokusohet në një produkt të vetëm.

Ai ka vazhduar një traditë të lashtë në Prizren, për të cilën thotë se është zanati i tij.

“Prizreni kishte argjendarët, armëpunues, thikëbërës, zejtarë të tjerë. Boza është zanati im” ka thënë ai.



Të ngjashme