Brokoli mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të kancerit

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Perimet të tilla si brokoli, përmbajnë komponime të ndryshme bioaktive që mund të zvogëlojnë qelizat e dëmtuara që janë shkaktuar nga disa sëmundje kronike.

Disa studime kanë treguar se nëse konsumoni brokoli apo perime të ngjashme ju mund të mbroheni kundër disa llojeve të caktuara të kancerit, njofton Klan Kosova.

Kanceri i gjirit, prostatës, stomakut, të veshkave si dhe të fshikzave.

Megjithëse këto të dhëna janë inkurajuese, nuk do të thotë që këto janë pretendime përfundimtare shëndetësore lidhur me rolin e brokolit në trajtimin ose parandalimin e kancerit.

Brokoli ka shumë përbërës që janë kyç për funksionimin e organizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme