Çaj me fara të shalqirit për shëndet më të mirë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 10:01 | Nga

Shumica nga ju, i hidhni farat kur e hani shalqirin. Edhe nëse i hani ato, ju me siguri se nuk e dini çfarë përfitime të mëdha shëndetësore i sjellin trupit tuaj, veçanërisht për tretje më të mirë.

Nëse dëshironi që të merrni përfitimet më të mëdha të farave të shalqirit, duhet t’i zieni, shtypni ose piqni ato.

Fibrat që gjenden në fara janë jetësore për funksionimin normal të traktit digjestiv. Ato do të ndihmojnë kundër parazitëve të zorrëve, inflamacionet, veprojnë si një antioksidant, ndihmon për problemet me tensionin e lartë dhe të tjera.

Sipas shkencëtarëve amerikanë nga fillimi i shekullit të 20-të, farat e shalqirit janë shumë të dobishme për veshkat dhe traktin urinar, transmeton Klan Kosova.

Ata rekomanduan të përdoret çaji nga farat e freskëta, që është diuretik (largimin e ujit të tepërt nga trupi) dhe është i mirë për pastrimin e gurëve dhe rërës nga veshkat dhe traktit urinar.

Farat e shalqirit janë po ashtu shumë të mira për memorie dhe koncentrim më të mirë si dhe ndihmojnë që të keni lëkurë më të bukura.

Po ashtu, farat e këtij fruti ndihmojnë në funksionimin më të mirë të zemrës derisa preferohen edhe për personat që vuajnë nga diabeti.

Farat e shalqirit kanë shumë magnez, vitaminat A, B,C, hekur, mangan, kalcium dhe yndyrna të mira.

Por si ta përgatisni këtë çaj?

Merrni katër lugë gjelle fara të freskëta të shalqirit. Zieni në dy litra ujë për 15 minuta. Konsumojeni këtë çaj për dy ditë me radhë, të tretën ditë pushoni. Përsëriteni këtë proces për disa javë me radhë, për efekte më të mira!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme