Capital T tregon formulën e suksesit të fizikut të tij: Njerëzit më pyesin se a flej në palestër?

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, njihet si një prej personazheve të estradës që ka bërë ndryshimin më të madh drastik ndonjëherë.

Ai arriti që falë përkushtimit në ushtrime, të transformohet tërësisht duke zhvilluar një fizik krejt ndryshe nga ai që kishte në adoleshencë.

Tani ai mburret me një trup të tonifikuar, të cilin nuk heziton që ta ekspozojë shpesh nëpër fotografi, në rrjetet sociale.

Së fundmi, Kapo publikoi një imazh në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, nga stërvitjet në boks dhe mundje.

Në përshkrimin e saj, reperi nga prishtina tregoi se si përballet me komente të shumta nga njerëzit, të cilët e pyesin për linjat trupore, duke i thënë madje se ai “fle” në palestër, duke harxhuar orë të tëra atje.

“Kurrë mos i ngelizhoni ushtrimet tuaja, njerëzit më pyesin a fle në palestër a? Po unë flej në palestër një herë e shpesh edhe dy herë në ditë ushtroj, sepse aty i harroj krejt problemet e obligimet edhe shkarkohem prej energjisë negative. Plus unë e dua këtë sport”, ka shkruar ndër të tjerash Kapo.

Përndryshe, është bërë e ditur së fundmi se ai dhe Ledri Vula janë në përgatitje e sipër të një projekti të përbashkët muzikor dhe do të vijnë për herë të parë në bashkëpunim. /Telegrafi/

Të ngjashme