Cardi B transformohet në infermiere për Halloween

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Reperja e famshme amerikane, Cardi B, filloi festën e Halloween me një ansambël që mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve gjatë koncertit në New Jersey.

Reperja 27-vjeçare ishte veshur si infermiere, derisa u paraqit në skenën e iHeartRadio Powerhouse në Qendrën Prudentiale në Newark, New Jersey mbrëmë, ku asaj iu bashkua edhe burri i saj, reperi Offset.

Cardi dukej e mahnitshme në një fustan të bardhë me zinxhir, i cili gjithashtu ishte i zbukuruar edhe me të kuqe.

Cardi B bëhet infermiere për Halloween (Foto: SHUTTERSTOCK)

Ndërkohë, Offset për dallim nga bashkëshortja e tij, veshi një bluzë më të thjeshtë me xhinse blu, teksa e përfundoi dukjen e tij me një kapelë të kuqe.

Që nga goditja e saj e madhe me këngën “Bodak Yellow”, Cardi është bërë një nga yjet më të ndritshëm të hip-hopit dhe ajo është e njohur për stilin e saj të rrezikshëm.

Ajo ka punuar me Steve Madden në një fushatë që u zhvillua në vitin 2017 dhe ka partneritet me markën e modës, Fashion Nova në dy koleksione, të veshjeve dhe aksesorëve.

Për më tepër, Cardi u bë ambasadore e markës për Reebok që nga nëntori i vitit 2018. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/iamcardib/?utm_source=ig_embed


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme