Ç’duhet të bëni për një higjienë të mirë

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 20:15 | Nga

Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike, duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i mbrëmjes, ju mendoni se i keni të gjitha gjërat nën kontroll.

Ekspertët dhe profesionistët e ndryshëm kanë përpiluar një listë me mënyra se si ta mbani veten të pastër, të shëndetshëm dhe me pamje të mirë.

Sa shpesh duhet t’i pastroni flokët?
Përgjigja e shkurtër? Askush nuk duhet t’i pastrojë flokët çdo ditë. Kjo varet nga lloji i lëkurës: nëse keni lëkurë normale apo të tharë, një apo dy herë në javë mjafton.

Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët?
Ekspertët rekomandojnë t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta, edhe pse nuk e specifikojnë kohën kur duhet të ndodhë ky proces.

Kur është koha më e mirë për të përdorur antiperspirant apo deodorant?
Koha ideale është menjëherë para se të flini. Këtë mënyrë, nëse jeni duke përdorur antiperspirant, produkti ka mjaftueshëm kohë për t’i mbyllur poret nga të cilat del djersa.

Sa shpesh duhet të bëni dush?
Shumica prej nesh pastrohemi shumë. Dermatologët kanë treguar se në të vërtetë duhet të pastrohemi vetëm një herë në dy-tri ditë, edhe pse kjo varet nga ajo se ku jetoni dhe sa shpesh bëni ushtrime fizike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme