Çfarë duhet të bëni kur ju pickon bleta?

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Me siguri shumë prej juve tashmë kanë sjellë në mend herën ose herët kur jeni pickuar nga bleta ose grerëza, një dhimbje që nuk do të dëshironit ta provonit kurrë më.

Në verë është mëse e zakonshme që t’ju ndodhin incidente të tilla, madje dhe në raste nga më të zakonshmet si për shembull duke ngrënë akullore, teksa pini një gotë me pije të gazuar ose edhe të tjera momente.

Pickimi i bletës shoqërohet me një ndjenjë therëse, skuqje të menjëhershme të vendit, mpirje dhe mavijosje të lëkurës, por edhe simptoma të njëjta me alergjinë si probleme në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës, takikardi.

Por, a e dini se cili është veprimi i parë që duhet të bëni kur ju pickon bleta?

Në një enë shtoni një lulë gjelle me uthullë molle dhe një lugë çaji me sodë buke. Pastën e formuar vendoseni mbi lëkurë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Këta dy produkte kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti antiinflamatore dhe antioksidues që neutralizojnë përmbajtjen acide të helmit të bletës dhe qetësojnë lëkurën.

Të ngjashme