Çfarë duhet të bëni për të parandaluar gripin

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Shumë persona janë të ekspozuar përpara mikrobeve gripale për shkak të punëve që kryejnë. Ka disa mënyra për të qëndruar të shëndetshëm kur e shikojmë që rreth nesh ‘rrotullohet’ gripi.

Bëni vaksinën kundër gripit – Është gjëja kryesore që mund të parandalojë gripin.

Lani duart – Nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni. Nëse bini në kontakt me njerëz me grip duhet vetëm të lani duart.

Përdorni pastrues duarsh me alkool – Nëse nuk keni mundësi të përdorni sapun dhe ujë, pastruesi i duarve me alkool mund te vrasë mikrobet e gripit.

Shmangni njerëzit e sëmurë me grip – Për shembull, mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin.

Mbaje hapësirën rreth teje të pastër – Pastroni sa më shpesh hapësirën ku qëndroni.

Bëni një jetë të shëndetshme – Veproni siç do vepronit zakonisht. Pushoni, ushqehuni mirë, mos pini duhan dhe kontrollohuni nëse jeni alergji sepse nëse alergjia del jashtë kontrollit e ka më të lehtë të marrë një virus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme