Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding

Prishtinë | 19 Shk 2024 | 04:51 | Nga Ekonomia Online

Çfarë është microblanding?

Teknikisht, microblanding është tatuazh i vetullës, por në një formë më të moderuar. Thënë më thjesht: Përpara disa kohësh, tatuazhi i vetullave bëhej në një formë kur mbushej e gjithë sipërfaqja,

gjë që krijon një pamje jo fort natyrale. Microblandig realizohet përmes ndërhyrjeve të vogla në lëkurë, me vija që imitojnë qimet.

Si realizohet?

Pajisja quhet nga estetistet si thikë, por mos u trembni, sepse janë vetëm gjilpëra të vendosura njëra-pas tjetrës.

A mund të shkaktojë irritime dhe infeksione?

Në fakt po, nëse përdoret te persona të ndryshëm. Megjithatë në qendrat estetike ku punohet me profesionalizëm pajisjet janë njëpërdorimshme.

A shkakton dhimbje?

Po, por pjesa më e madhe e grave theksojnë se është një dhimbje e durueshme, e ngjashme me atë të heqjes së vetullave. Gjithsesi shkalla e durimit të dhimbjes është e ndryshme në njerëz të ndryshëm, ndaj estetistet/ët përdorin një krem mpirës.

A duhet të marr masa përgatitore?

Po, këshillohet të mos pini alkool, aspirina dhe të shmangni retinolin të paktën një javë para aplikimit.

Po më pas?

Pas aplikimit të microblanding, duhet që të tregoni kujdes me higjienën. Mos shkoni në palestër dhe mos vendosni produkte si makeup në zonën e vetullave për disa ditë, shkruan anabel. Nëse lëkura irritohet dhe keni kruarje, kontaktoni me estetisten.

Sa ekziston mundësia që të dështojë procedura dhe të përfundoj me një vetull të vizatuar keq?

Do të gënjenim nëse do të thonim që nuk ekziston si mundësi. Së pari, zgjidhni një qendër të besueshme ku estetistet punojnë me profesionalizëm. Së dyti, tregohuni të qartë në ngjyrën dhe gjatësinë e vetullës, duke mos e tepruar. Kujtoni që vetulla e plotë dhe e errët e Dua Lipës mund të mos jetë e duhura për fytyrën tuaj. Microblanding është një formë tatuazhi, ndaj për ta hequr do t’ju duhet t’i nënshtroheni laserit.

Sa zgjat rezultati?

Përgjithësisht dy deri në tre vite në varësi të kujdesit. Këshillohen që të bëhen seanca gjashtë mujore, ku procedura zgjat dhe kushton më pak.

Për ta përmbyllur, sa kushton?

Çmimi varion nga një qendër në tjetrën, por rreth 25,000 lekë.

Të ngjashme