Çfarë duhet të hani kur jeni me grip?

Chicken soup with noodles and vegetables in bowl over rustic wooden background - homemade healthy meal
Prishtinë | 11 Mar 2019 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Kur ju ka kapur keq gripi, duhet të tejkaloni dobësinë dhe të forconi sistemin tuaj imunitar me një dietë të përbërë nga ushqime të lehta, të tretshme dhe ushqyese

Kur vjen gripi, kur ndihemi të dobësuar nga ethe, kollë, të ftohtë, gjëja e fundit që mendojmë është dieta që duhet të ndjekim.

Dobësia e përhapur që prek trupin tonë gjatë gripit gjithashtu ndikon në dëshirën për t’u ulur për të ngrënë ushqim, pavarësisht se çfarë janë.

Një sjellje që lind në mënyrë spontane, por që duhet të shmanget, siç është vënë në dukje Dr. Stefania Setti, mjeke nutricioniste, përgjegjëse për Ushqimin dhe Dietologjinë Klinike të Humanitas Gavazzeni.

Dr. Stefania Setti

Si duhet të sillemi, nga pikëpamja e ushqimit, kur jemi me grip?

“Para së gjithash, duhet të përpiqemi të hamë diçka, sepse sistemi imunitar ka nevojë për energji për të luftuar dhe kapërcyer gjendjen e gripit, në të cilin ndodhet trupi ynë.

Pastaj duhet të përpiqemi të konsumojmë ushqim dhe pije që mund të jetë e dobishme për të luftuar sëmundjen dhe prandaj duhet të jetë e tretur dhe e lehtë, por në të njëjtën kohë edhe ushqyese.

Cilat janë ushqimet që duhen preferuar gjatë gripit?

“Në dietën e gripit duhet të futen ushqime të pasura me vitamina, sidomos vitamina C dhe vitaminë E, dhe minerale të tilla si hekuri dhe zinku.

Nuk duhet pra të humbisni frutat, sidomos portokall, kivi dhe mandarinë dhe perime, veçanërisht perime të familjes që i përkasin lakrës dhe brokolit.

Përfitimet pastaj mund të vijnë nga supat e nxehta, bazuar në bishtajore dhe drithëra, të cilat kanë një përbërje të balancuar nga pikëpamja ushqyese”.

Çilat janë pijet që mund të na bëjnë mirë gjatë gjendjes së gripit?

“Ju duhet të pini shumë ujë dhe pastaj çaj dhe pije të nxehta, të cilave mund t’u shtojmë pak mjaltë, por pa ekzagjeruar, dhe natyrisht lëngje frutash agrume.

Duhet shmangur, megjithatë, alkooli që jep një ndjeshmëri fillestare, por të efektshme të nxehtësisë të ndjekur menjëherë nga vazokonstruksioni që përkeqëson ndjesinë e ftohtë të shkaktuar zakonisht nga faza e rritjes së temperaturës së trupit”.

Dhe nga pikëpamja e ushqimit, më në fund, çilat ushqime duhet të shmangim?

“Është e këshillueshme që të mos hani ushqime veçanërisht të përpunuara, të skuqura ose të pasura me yndyrë, domethënë të gjitha ushqimet që e bëjnë procesin e tretjes veçanërisht të vështirë, duke përkeqësuar pamjen e një gjendje të keqe të përgjithshme tashmë ekzistuese për shkak të gripit”.

Receta: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Kjo supë funksionon si një medikament i blerë në farmaci në trupin tuaj pasi dy përbërësit e saj kryesorë janë mishi i pulës dhe qumështi.

Në dallim nga ilaçet që blejmë kjo supë nuk ka efekte anësore dhe organizmi ynë siguron mbrojtjen e duhur nga gripi dhe virosat e stinës.

Përbërësit:

2 lugë gjalpë organik

2 thelpinj hudhër

2 gjethe dafine

100 gr mish i bardhë pule

Pak kripë

200 ml qumësht

400 ml ujë

1 lugë çaj piper i zi

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan hedhim gjalpin dhe thelpinjtë e hudhrës dhe i fërgojmë pak sa të lëshojnë aromën (të sigurohemi të mos digjen sepse jep shije të hidhet dhe aromë jo të këndshme), pastaj shtojmë qumështin, gjethet e dafinës dhe kriposen.

Kjo masë zihet për 10 minuta, pastaj shtohet mishi i grirë imët i pulës dhe 400 m ujë dhe zihet derisa të zbutet mirë mishi.

Pastaj mund ta miksojmë në mënyrë që të bëhet një masë kremoze dhe nëse trashësia e supës është e dendur mund të shtojmë akoma ujë, piper të zi dhe vajin e ullirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme