Çfarë i ndodh trupit dhe mendjes kur privohemi nga gjumi?

Prishtinë | 02 Sht 2023 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Me privim nga gjumi kuptohet çdo reduktim i ndjeshëm i gjumit (por edhe mungesës totale të tij) në jetën e një individi apo kafshe. Ekzistojnë shumë studime mbi gjumin:bëhet në fakt fjalë për një mjet, përmes të cilin kuptohen arsyet pse qeniet e gjalla e kalojnë një pjesë të jetës së tyre duke fjetur. Por cilat janë efektet e privimit nga gjumi?

Ato janë të shumta dhe ndryshojnë nga specie në specie. Për shembull, ekzistojnë insekte si mizat, të cilat në rast se privohem nga gjumi për disa ditë me radhë ngordhin, ndërsa ka të tjerë që nuk duket e vuajnë shumë mungesën e gjumit.

Mbi qenien njerëzore gjumi ka disa pasoja, e para nga të cilat është padyshim reduktimi i nivelit të përqendrimit dhe vigjilencës, si dhe tendenca për t’u përgjumur shumë lehtë. Edhe aftësia për të mësuar duket të jetë e kufizuar, ashtu sikundër vërehen luhatje humori në formës e disforisë dhe depresionit.

Studimet mbi gjumin kanë treguar gjithashtu se si ai mund të jetë i lidhur me aktivitetin e sistemit imunitar, që nga ana e vet rezulton të jetë i komprometuar. Më pas në nivelin muskulor, privimi i pjesshëm apo i plotë nga gjumi, sjell si pasojë përkeqësimin e performancës fizike (ngadalësohen reflekset muskulore), si dhe ulja e rezistencës ndaj lodhjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme