Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndërprisni duhanin?

Prishtinë | 09 Nën 2023 | 00:04 | Nga

Ekspertët kanë treguar shumë herë se pirja e duhanit ka një ndikim negativ në trupin tonë. Për shumë njerëz, ndërprerja e pirjes së duhanit është një sfidë shumë serioze psikologjike, ose ata thjesht s’mund të gjejnë motivim për të bërë ndryshime në stilin e jetës së tyre.

Ekspertët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar të dhëna që tregojnë ndryshimet që ndodhin kur një person heq dorë nga zakone jo të shëndetshme.

Çuditërisht, vetëm 20 minuta pasi të keni përfunduar cigaren tuaj të fundit, një seri e ndryshimeve pozitive fillojnë që zgjasin për vite.

· Në 20 minuta

Funksionimi i zemrës suaj kthehet në normalitet. Kapilarët e zemrës suaj dhe rrjeti i enëve të gjakut restaurohen. Qarkullimi i gjakut përmirësohet, dhe rritet ndjeshmëria e këmbëve dhe gishtave tuaj.

· Në 12 orë

Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, ndërsa rritet niveli i oksigjenit. Përbërja e gjakut kthehet në normale.

· Nga 2 javë deri në 3 muaj

Reduktohet rreziku për sulm në zemër. Simptomat e varësisë ndaj duhanit zhduken. Qarkullimi i enëve të gjakut përmirësohet. Restaurohen indet e mushkërive dhe funksioni i mushkërive përmirësohet ndjeshëm.

· Prej 1 deri në 9 muaj

Kollitja e shkaktuar nga duhani zvogëlohet, edhe pse jo menjëherë sepse mushkëritë kërkojnë kohë për të hequr substancat e dëmshme që janë akumuluar brenda tyre.

· 1 vit

Nevoja për duhan zhduket. Lëkura merr një ngjyrë të shëndetshme. Rreziku i sëmundjes së zemrës bie në 50%.

· 5 vjet

Qarkullimi i gjakut është restauruar plotësisht. Rreziku i sulmit në zemër është reduktuar në një nivel të barabartë me ata që nuk pinë duhan. Sistemi nervor dhe imunitar funksionon disa herë më mirë.

· 10 vjet

Rreziku për kancer të mushkërive tani është dy herë më i vogël se sa i një duhanpirësi. Zvogëlohet rreziku i zhvillimit të kancerit intraoral, kancerit të fytit, veshkave dhe kanceri të pankreasit.

· 15 vjet

Rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe shanset për zhvillim të kancerit tani janë të barabarta me një jo duhanpirës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme