Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj?

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

-Bebëzat e çrregullta

Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose më vogël se tjetra mund të tregojë për një problem mjekësor. Ekspertët pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

-Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë

Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cila dëmton funksionimin e gjendrave në sy dhe gojë.

-Sytë e mjegulluar

Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë. Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më së shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.

-Kruajtja

Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake, por edhe grimcave të ajrit.

-Fryrja

Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit.

-Unaza gri

Nëse rreth irisit shfaqet unaza gri, kjo mund të jetë shenjë e arcus senilis (unazë që vesh kornean), respektivisht në kolesterol dhe trigliceride të larta, acide yndyrore nga gjak, të cilat lidhen me rrezikun më të madh nga sëmundja e zemrës dhe sulmi në tru.

-Sytë duken të lëngshëm

Sytë e tillë tregojnë për infeksion, më së shpeshti atë virusal, por nëse syri duket ngjitës, fjala është për infeksion bakterial.

-Tufëzat e verdha

Ksantelazma ose pjesët e verdha në kapakët e syve paralajmërojnë që niveli i kolesterolit në gjak është shumë i lartë.

-Sytë e skuqur

Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë, i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.

-Sytë e verdhë

Nëse e bardha e syve është e verdhë e jo e bardhë, siç edhe duhet të jetë, kjo mund të jetë shenjë e verdhëzës, problemeve me mëlçi dhe tëmth. (spitaliamerikan.com)

Të ngjashme