Çiftet e lumtura kanë këto tipare

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si çdo gjë të mirë në jetë, edhe një marrëdhënie e qëndrueshme kërkon shumë punë dhe përpjekje të vazhdueshme nga të dyja palët. Por, në fakt, gjërat nuk janë aq të frikshme sa mund të duken në shikim të parë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ka vetëm dy tipare themelore që përcaktojnë një marrëdhënie të lumtur. Këto janë tiparet që të gjithë biem dakord: mirësia dhe bujaria.

Psikologët thonë se mirësia “i afron çiftet së bashku”.

Së bashku me qëndrueshmërinë emocionale, ky tipar është faktori më i rëndësishëm në martesat e suksesshme. Koha më e vështirë për të praktikuar mirësi është kur grindeni me partnerin. Tejkaloni zemërimin, pasi mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në marrëdhëniet tuaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme