Cilat janë arsyet që e shtyjnë partnerin të tradhtojë?

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Kemi parë shumë filma dhe kemi lexuar shumë libra ku tregojnë për dashurinë e përkryer dhe të përjetshme, por jo të gjithë mund të përjetojnë një gjë të tillë.

Shpesh herë ndodh që partneri/partnerja që keni menduar se është personi i duhur për ju të iu thyej zemrën duke iu tradhtuar.

Pyetja e parë që gjithsecilit i shkon në mendje është “Pse”, sipas disa hulumtimeve të bëra së fundmi me persona të cilët kanë tradhtuar përgjigjja e tyre e parë ka qenë mungesa e intimitetit emocional.

Me pas kanë qenë rrjetet sociale, ku këtu kanë pranuar se është shumë lehtë të krijosh në lidhje, pastaj përgjigje tjetër ka qenë edhe lidhja e mërzitshme intime, më pas puna dhe udhëtimet që lidhen me punë.

Këto ishin vetëm disa nga arsyet që e shtyjnë një person të tradhtojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme