Cili është pozicioni më i mirë për gjumë të rehatshëm?

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 00:49 | Nga Ekonomia Online

Në këto net të nxehta vere, të bësh gjumin rehat duket një mision i “pamundur”.

Rrotullohemi e rrotullohemi në krevat për të gjetur anën, por si përfundim vetëm lodhemi ose djersitemi më shumë.

Sonte mos u mundoni më. Nëse keni menduar ndonjëherë se cili është pozicioni më i mirë për të fjetur, ne ju tregojmë se vetëm në anë mund të flini më rehat.

E gjitha lidhet me frymëmarrjen, e sipas ekspertëve qendrimi në anë mundëson qarkullimin më mirë të ajrit në trup.

Ndërsa pozicionimi me bark apo kurriz nuk e krijon një mundësi të tillë, për shkak të presionit në të gjithë sipërfaqen e trupit. Kështu, filloni që tani të mendoheni mirë para se të flini, se mund të jetë i gjithë faji juaj…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme