Çka e shkakton dhe si ta parandalojmë erën e keqe të gojës

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Është e vështirë t’a diagnostifikojmë vetë. Klinika të ndryshme përdorin makina të ndryshme që bëjnë matjen e prodhimit të sulfurit, megjithatë mënyra më e sigurt është nuhatja nga një ekspert që bën vlerësimin e erës.

Tek 85% e personave era e keqe e gojës ka origjinën në gojë. Megjithatë, edhe problemet me lukth dhe veshkë mund të shkaktojnë erën e keqe.

Rastet më të shpeshta kanë për shkaktar 600 lloje e më shumë të baktereve që gjenden në gojë, veçanërisht ato të cilat prodhojnë sulfur pa kontroll.

Larja e dhëmbëve rregullisht dhe shpëlarja e gojës mund të zvogëloj problemin. Disa studime kanë treguar që pastrimi i gjuhës – që tingëllon si një ide absurde – ka pasur suksese të dukshme.

Studime të tjera tregojnë që shpëlarja e gojës me chlorhexidine gluconate (masë antibakteriale), e cila ulë nivelin e baktereve, ndihmon me erën e keqe, veçanërisht nëse përdoret pas larjes së dhëmbëve.

Gjithashtu preferohet të përdoret edhe para gjumit, pasi që bakteret kanë tendencë që të dyfishohen gjatë natës, kjo ngaqë goja thahet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme