Dënohen me burg për vjedhjen e mbi 100 tualeteve

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Dy persona në Gjermani u arrestuan për vjedhjen e më shumë se 100 kabinave të lëvizshme të tualeteve.

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Dyseldorf, dënoi me 10 muaj burgim një burrë 40-vjeçar, ndërsa tjetri, 28 vjeç, u dënua me gjashtë muaj.

Ata ishin ish-punonjës të kompanive të pastrimit. Tualetet, me verë 70 000 euro, ishin vjedhur nga ambientet e kompanisë.

Dy personat kanë pranuar se kanë shitur tualetet nëpërmjet një ndërmjetësi tek një kompani holandeze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme