Depresion nga një lidhje e dështuar? 6 këshilla për ta kaluar dhimbjen

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Shpesh depresioni është shoqëruesi më i keq i dikujt që është ndarë nga partneri. Ja disa këshilla për ta tejkaluar.

Shumë njerëz kanë përjetuar deri në një farë pike traumën e humbjes së partnerit dhe dashuria mund të lëndojë vërtet çdokënd.

Por si mund të tejkalohet dhimbja? Si të mësoni të jetoni sërish? Si do të filloni të shihni faktin e të qenit single si një mundësi e re zbavitëse më tepër se sa një ndëshkim? Si të ndaloni ndjenjën e të qenit të padëshiruar dhe se fati për ju nuk ka parashikuar një jetë vetëm në vetmi, trishtim dhe fatkeqësi?

1. Hapi i parë drejt një të ardhmeje të re dhe pozitive është sigurisht të pranoni se personi që doni është larguar dhe nuk kthehet më. Kjo do të thotë që për t’u përballur me të t’i lejoni vetes të qani për ato që ndodhën. Po, qani. Sepse duke nxjerrë jashtë atë që ndjeni përbrenda do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe nuk ka asgjë për të ndier turp në këtë drejtim.

2. Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend në këtë pikë është të rindërtoni jetën tuaj. Në pamje të parë duket e pamundur, por kushdo mund të shërohet nga një situatë si kjo. Rezulton shumë e rëndësishme të mbështeteni tek miqtë tuaj dhe të flisni për ish të dashurin ose të dashurën derisa mos t’ju mbetet asgjë për të thënë.

3. Ju vetë do ta kuptoni se situata po përmirësohet kur të kuptoni se të folurit gjithmonë për të njëjtën temë po fillon t’ju mërzisë. Të flasësh është një nga gjërat kyç për t’u ndier më mirë. Kur flasim dhimbja jonë gradualisht humbet pushtetin që ka mbi ne dhe gradualisht e rikuperojmë gjendjen psiko-fizike që kishim më parë.

4. Bëni kujdes të mos bini në gabimin e të kërkuarit partnerë të përkohshëm për të mbushur boshllëkun. Problemi është se seksi dhe marrëdhëniet mund të bëjnë që të ndiheni në një kuptim të dëshiruar por vetëm përkohësisht, sepse më vonë do t’ju lërë me më shumë trishtim e konfuzion se më parë. Mos e bëni.

5. Më keq akoma nëse e bëni me ishin. Nëse partneri ju lutet që të ktheheni dhe ta provoni përsëri, është më mirë të merrni kohë për të marrë vendimin tuaj, por kurrë të bëni seks që në rastin e parë. Në çdo rast, është e mundur që e gjithë vuajtja që keni kaluar më parë ta bëjë partnerin tuaj personin e fundit me të cilin do të doni të ishit.

6. Por çfarë ndodh nëse dhimbja është shumë e fortë dhe e zgjatur? Nëse dhimbja vazhdon apo keni simptoma të forta depresive, në qoftë se nuk shihni një rrugëdalje në përpjekjet tuaja dhe jeta juaj rrezikohet seriozisht, ju duhet të konsultoheni me një psikolog profesionist.

Të ngjashme