Deputeti i njohur “shkak” që Xhensila dhe Besi sot janë bashkë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashura për publikun.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj njihen si ndër çiftet më të komentuara të shoubizit, shkruan lajmi.net.

Në “Be Coffe”, Bes Kallaku ka zbuluar historinë e njohjes me Xhensilën, por askujt nuk do t’i shkonte ndër mend se si u takuan ata.

Aktori ka zbuluar se takimi mes Besit dhe Xhensilës ndodhi falë deputetit Nard Ndoka.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Jam në rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, ka thënë Besi.

Kujtojmë që Xhensila dhe Besi këtë vit u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Ajka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme