Dhimbjet e barkut, fryrjet dhe problemi i zorrëve e paraqesin këtë sindromë

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Në vendet e zhvilluara, një në pesë njerëz vuajnë nga dhimbjet e barkut dhe problemet me zorrët. Kjo gjë është më e zakonshme te femrat dhe moshat më të reja të popullsisë.

Mirëpo, nëse vuani nga dhimbjet e barkut të njëpasnjëshme, fryrjet apo ndonjë problem me zorrë, mund të vuani nga sindroma e zorrëve nervore.

Sipas profesorit të Gastroenterologjisë, Din Tarabar, sindroma nervore e zorrëve është arsyeja më e zakonshme pse pacientët vizitojnë një gastroenterolog.

Diagnoza e kësaj syndrome bëhet në bazë të problemeve të pranishme dhe përjashtimit të sëmundjeve të tjera organike.

Problemet mund të zgjasin të paktën 6 muaj, dhe diagnoztifikimi kërkon një qasje më të hollësishme ndaj pacientit.

Ekzistojnë shumë kushte që paraqesin probleme të ngjashme me ato të zorrës nervore, kështu që ato duhen përjashtuar: sëmundja inflamatore e zorrëve, sëmundja celiac, intoleranca e laktozës, koliti mikroskopik, infeksioni Helicobacter, tumoret neuroendokrine.

Gjithashtu, mbindjeshmëria e zorrëve, rritja e përshkueshmërisë së zorrëve ndaj substancave të jashtme me origjinë të ndryshme (përbërës ushqimorë, baktere, viruse, acide biliare), flora e zorrëve (dysbiosis) dhe shumë faktorë të tjerë mund të jenë shkaktarë.

Kjo më tej shtohet nga faktorë psikologjikë si simptoma depresioni dhe ankthi që vijnë nga probleme të zgjatura por të pazgjidhura të stomakut.

Një kulturë probiotike që rekomandohet në të gjithë botën për pacientët që vuajnë nga problemet e zorrëve nervore është ‘Lactobacillus plantarum 299v’. Kjo kulturë probiotike është lejuar në Suedi dhe është testuar gjerësisht në një numër studimesh klinike dhe praktikash klinike. Ndihmon për të zvogëluar çdo problem të shoqëruar me dhimbje barku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme