Dieta 7-ditëshe me kastravec që iu ndihmon të humbni kilogramë shpejtë

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Provoni këtë regjim dietal përmes ngrënies së kastravecit nëse vetëm jeni në kërkim të një mënyre për të humbur peshë shpejt.
Gjithashtu, ju mund t’i shtoni ata në shumicën e vakteve ushqimore dhe t’i konsumoni aq sa dëshironi, kurdo që të ndjeheni të uritur, transmeton lajmi.net.

Kastraveci ndihmon në pastrimin e zorrëve dhe nxitjen e tretjeve. Veç tjerash, ngrënia e kastravecit çdo ditë eliminon ujin e tepërt të gjetur përreth trupit tuaj.

Qëndroni pas këtij plani regjimor të të ushqyerit në lidhje me kastravecët dhe çdo gjë do të shkojë siç iu kërkoni.

Mëngjesi

Merrini 200 gram kastravecë, prejini në feta të holla dhe përzijini ato në jogurt të payndyrshëm. Pasi ta keni përfunduar së ngrëni këtë përzierje, rekomandohet ta hani një mollë.

Dreka

Kur bëhet fjalë për vaktin më të madh dhe më të rëndësishëm ushqimor, dreka duhet të ketë një pjatë sallate me kastraveca dhe disa feta buke. Gjithashtu, ju mund të shtoni edhe fruta të tjera dhe 2 patate në këtë vakt.

Darka

Darka nuk duhet të ketë më shumë se 300 gramë kastraveca, prandaj sugjërohet që të hani një sallatë frutash në orët e mëvonshme.

Të ngjashme