Dieta e fundjavës që do t’ju ndihmojë të humbni 3 kg

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk po humbni peshë aq sa do të dëshironit sepse nuk po e mbani dietën sa duhet, atëherë duhet të mendoni për diçka alternative. Si thoni sikur të ndiqni një dietë vetëm në fundjavë, duke kontrolluar ushqimin tuaj për vetëm dy ditë, në vend të 7 ditëve? Kush nuk do ta dëshironte këtë gjë!

Kjo dietë e fundjavës, sipas Bright Side, do t’ju ndihmojë të humbni 3 kilogramë vetëm përgjatë të shtunës dhe të dielës.

E SHTUNË

Mëngjesi:

Një sanduiç me bukë thekre me 200 gr gjizë. Këtë mund ta shoqëroni me kafen ose çajin tuaj të zakonshëm, thjesht mbani larg sheqerin dhe ëmbëlsuesit.

Dreka: 

Një sallatë e plotë dhe e shijshme që përmban këto përbërës për 2 persona:

1 avokado

1 kastravec

Gjysmë patate të zier

Disa copa buke të thekura

Një salcë e shijshme sallate e bërë nga lëng limoni, kopër, mustardë dhe piper

Darka:

100 gr peshk me erëza të gatuara në furrë.

Për ëmbëlsirë, keni 200 g kefir ose kos grek me pak yndyrë.

E DIEL

Mëngjesi:

Një filxhan çaj jeshil pa ëmbëlsues dhe 2 crackers të mëdha pa sheqer

Dreka:

Një sallatë për 2 persona që përmban:

2 patate të mëdha të ziera

½  lakër e freskët

1 filxhan misër të verdhë

½ luge vaj ulliri

Darka:

100 gr gjoks pule, 1 vezë e zier dhe një domate.

Për ëmbëlsirë, keni 200 gr kefir ose kos grek me pak yndyrë.

Shënim:

Kombinojeni këtë dietë 2-ditore me stërvitje 30-minutëshe. Bëni atë që doni: vraponi, kërceni ose bëni ndonjë gjimnastikë.

Ndërprisni karbohidratet dhe marrjen e yndyrave.

Të ngjashme