Dieta me ujë të ngrohtë, arsyet e shëndetshme pse duhet ta nisni ditën me të

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët.

Më poshtë janë renditur katër arsye për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi.

Shërben çdo ditë si detox

Ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup. Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi.

Vë në punë aparatin tretës

Ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato.

Stimulon rënien nga pesha

Lëngu i limonit përmban pektinë, një lloj fibre e cila ndihmon shumë për rënien nga pesha. Dhe nëse do t’i shtosh ujit me limon pak mjaltë ose sheqer në mëngjes, kjo përzierje do të ulë kaloritë nga dieta e përditshme.

Eliminon problemet e stomakut

Kur shkon në shtrat me stomakun plot, urthi ose barku i fryrë do të të bezdisin deri në mëngjes. Ndërsa uji i nxehtë pastron sistemin tretës, lëngu i limonit ndihmon në uljen e aciditetit në stomak, kështu që do ta ndiesh veten më të lehtë.

Të ngjashme