Kujdesi ndaj temperaturave të larta në verë është një këshillë që vlen për të gjithë, por në rastin e diabetikëve kujdesi duhet të jetë i shtuar, sepse në rast të kundërt mund të përballen me disa probleme.
Kujdesi i parë që duhet të tregojnë diabetikët gjatë kësaj stine është të përshtaten me temperaturat e larta, domethënë ta menaxhojnë mirë këtë stinë me të mirat dhe të këqijat e saj.
Ja disa këshilla sesi ta mbajmë diabetin nën kontroll gjatë stinës së verës:
1.Të sëmurët diabetikë nuk duhet të ekspozohen gjatë në diell, kryesisht duhet të mënjanojnë daljen në diell nga ora 10:00 paradite deri në orën 16:00 pasdite.
të ajrosura mirë, të freskëta dhe duhet të kryejnë një aktivitet fizik relativisht të moderuar që nënkupton një ulje të intensitetit të ushtrimeve fizike dhe programimin e këtij aktiviteti fizik në orare të përshtatshme kryesisht jo gjatë mesditës.