Divorci bën që fëmijët të shtojnë peshë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë, krahasuar me fëmijët prindërit e të cilëve qëndrojnë së bashku, thonë studiuesit.

Rritja në peshë është veçanërisht e shënuar tek fëmijët prindërit e të cilëve divorcohen para se të jenë gjashtë vjeç, zbuloi studimi.

Hulumtuesit nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër analizuan të dhënat e 7,574 fëmijëve të lindur në periudhën 2000-2002.

Autorët thonë se gjetjet e tyre shfaqin nevojën për mbështetje më të mirë shëndetësore për familjet që kalojnë nëpër ndarje.

Publikimi sugjeron një sërë arsyesh përse fëmijët mund të shtojnë peshë pas një divorci, si ekonomike ashtu edhe jo ekonomike.

Ato përfshijnë

  • më pak para në familje të ndara për fruta dhe perime të freskëta
  • prindërit duhet të punojnë më shumë orë, duke lënë më pak kohë për të përgatitur ushqime të shëndetshme
  • më pak para për aktivitete ekstra-kurrikulare, duke përfshirë sportin
  • prindërit me më pak kohë dhe energji për të krijuar zakone të shëndetshme të ushqimit tek fëmijët e tyre
  • problemet emocionale që bëjnë prindërit t’i mbiushqejnë fëmijët, ndërsa fëmijët hanë shumë ushqim me sheqer dhe yndyrë 

Të ngjashme