Dizajnet jo të zakonshme për shtëpi përallore

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Steve Jobs ka thënë njëherë se “Shumica e njerëzve e bëjnë gabimin duke menduar se dizajni është ajo çfarë shihet. Dizajni nuk është ajo çfarë shihet dhe ndjehet. Dizajni është ajo se si funksionon dhe sa praktik është”.

Pothuajse të gjithë njerëzit duan që t’i bëjnë shtëpitë e tyre një vend të këndshëm, të ngrohtë dhe me dizajn unik që përpos që i bën të ndihen mirë është edhe shumë e këndshme për sy.

Më poshtë po ju sjellim disa dizajne të tilla – duken shumë bukur, por edhe janë shumë funksionale dhe shfrytëzojnë hapësirën e shtëpisë tuaj maksimalisht.

Këto dizajne nuk janë shumë të zakonshme, por jemi të sigurt se do ta shndërrojnë shtëpinë tuaj në një vend përallor.

Shihni fotografitë dhe inspirohuni për të bërë ndryshime në shtëpinë tuaj. Tek e fundit, ju e meritoni të jetoni në një ambient plot ngrohtësi dhe magji.

Surprizoni mysafirët me pllakat unike dhe të frikshme të pishinës tuaj

Gëzoni fëmijët tuaj me një rrëshqitëse në vend të shkallëve të mërzitshme


Një relaksim si ky, me shtrat si luhatëse të varur mbi shkallë


Shtoni ngjyra në korridorin tuaj me derën me një xham unik


Rrethojeni veten me libra duke i ruajtur poshtë shtratit

Bëjeni dhomën tuaj magjike me murale

Vështrojeni qiellin me yje çdo natë me këtë letër muri që shkëlqen në errësirë

Silleni natyrën brenda banjos tuaj me një kopsht vertikal



Të ngjashme