Djersitja gjatë natës paralajmëruese për probleme shëndetësore

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Ndodh që gjatë natës të zgjoheni e të shihni se jeni djersitur shumë.

Kjo mund të jetë paralajmëruese për disa probleme shëndetësore.

Këto janë disa nga problemet shëndetësore që djersitja mund t’i paralajmëroj:

Menopauza

Kjo periudhë tek femrat shoqërohet me afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës t’u dalë gjumi nga djersitja.

Alkooli

Konsumimi i madh i alkoolit mund të jetë gjithashtu arsye pse dikush mund të zgjohet në djersë, pasi që largimi i alkoolit nga organizmi bën që trupi juaj të djersitet pasi toksinat janë liruar nga trupi.

Sëmundjet kardiovaskulare

Zakonisht pas viteve të 50-ta njerëzit janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për ndonjë sëmundje dhe nëse për shumë netë jeni duke u djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu.

Infeksion

Në qoftë se trupi juaj është duke u përballur me ndonjë infeksion kjo mund të shkaktojë djersitje natën dhe kjo gjë mund të zgjasë me ditë ose edhe javë.

Por djersitja natën mund të ketë edhe efektin anësor të shumë barnave si ilaçet kundër depresionit e ato diabetit e të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme