Dobitë e qepës së kuqe për flokët

Prishtinë | 13 Jan 2024 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Qepa e kuqe përveç që është njëri nga përbërësit më të përdorur të kuzhinës, mund të jetë edhe zgjidhje për shumë probleme të flokëve.

Qepa e kuqe është një depo e squfurit dhe është e pasur me veti antibakteriale, prandaj është përdorur për të forcuar flokët dhe për të dhënë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen për rritje të shëndetshme, shkruan Indianekspress, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë gjeni disa nga dobitë e saj për flokun tuaj:

Ndihmon në rritjen e flokëve

Përbërësi ndihmon në ruajtjen e vlerës së PH të kokës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, i cili gjithashtu ndihmon rritjen.

Lufton rënien e flokëve

Ndotja dhe faktorët e tjerë të jashtëm bëjnë që flokët të dobësohen, duke rezultuar kështu në rënie të flokëve. Prandaj rekomandohet përdorimi i vajit të qepës së kuqe pasi është i mbushur me antioksidantë që prodhojnë enzima që kufizojnë rënien e flokëve.

Përmirëson strukturën e flokëve dhe shton shkëlqimin

Karakteristikat e qepës së kuqe janë të tilla që ndihmon në forcimin e flokëve nga rrënjët e saj, ndërsa gjithashtu ushqen dhe përmirëson strukturën e saj.

Ndihmon gjithashtu në shkëlqimit e flokëve si kurrë më parë si rezultat i përmirësimit të qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës.

Të ngjashme