Duani kolegët, ju bën mirë për shëndetin

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 23:53 | Nga Ekonomia Online

Marrëdhënia juaj sociale me kolegët e punës ka efekt në shëndetin tuaj, thuhet në një studim të ri.

“Ne kemi mirëqenie dhe sjellje më të mira kur ekipi dhe organizata jonë na japin ndjenjën e përkatësisë dhe të komunitetit, kur na japin ndjenjën se jemi pjesë e përbashkët”, thotë hulumtuesi kryesor Niklas Steffens, i Universiteti Queensland, Australi.

Steffens dhe kolegët e tij analizuan 58 studime që përfshijnë më shumë se 19 000 të punësuar në 15 vende të ndryshme.

Ata gjetën se sa më fort njerëzit identifikohen me kolegët e tyre të punës apo organizatën, kjo ndikon që ata të kenë shëndet më të mirë dhe rrezik më të ulët për shëndetin e tyre. Njerëzit të cilët janë përfshirë në studim janë të profesioneve të ndryshme.

Përfitimet e shëndetit mendor mund të vijnë nga mbështetja e dhënë nga ana e grupit të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme