A duhet konsumuar lëkura e peshkut?

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 17:20 | Nga

Shumica prej nesh e dimë për yndyrat esenciale omega 3 dhe omega 6 që na ofrojnë peshqit. Në ditët e sotme më shumë se 90% e popullsisë konsumojnë më pak sesa duhet omega 3 dhe omega 6. Ndërkohë dieta e tyre është shumë e pasur në yndyrë të rafinuar dhe të përpunuar (trans yndyrë).

Në rastin e peshkut kur ne i lyejmë me miell dhe i skuqim, një sasi e yndyrës së ”mirë” që ne duam oksidohet! Atëherë…?

1) Do të këshilloja të preferonim peshkun e pjekur dhe jo atë të skuqur

2) Mund të përgatitet edhe supë, mund të përdorni fileto peshku për të evituar hallat dhe t’i ofroni tek fëmijët e vegjël.

3) Më rast se keni një peshk të skuqur atëherë duhet të hiqni lëkurën, sidomos kur peshku është rezervati.

4) Kur jeni mbipeshë do të këshilloja gjithashtu të mos e konsumoni lëkurën

5) Ndërsa kur keni një peshë trupore të ulët mund të konsumoni lëkurën, por preferoni peshkun natyral.

Dieta mesdhetare na udhëzon të konsumojmë 2-3 herë në javë peshk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme