A duhet të filloni me ushqime të forta për bebet tremuajshe?

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 16:44 | Nga

Bebet të cilat konsumojnë ushqime të forta si dhe qumësht të gjirit nga mosha tremuajshe bëjnë gjumin më të mirë, krahasuar me ato që ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Studimi i realizuar nga JAMA Pediatrics ka treguar se foshnjat që kishin konsumuar ushqime të forta kanë pasur më pak probleme me gjumin dhe se nënat e tyre kanë treguar se ju është përmirësuar kualiteti i jetës.

Ky studim i ri tregon të gjetura ndryshe nga këshillat zyrtare, në të cilat thuhet se gjashtë muajt e parë bebet duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Ekspertët besojnë se nënat e reja ende duhet t’i përmbahen këtyre rekomandimeve, megjithatë ato janë duke u rishikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme