Dy ushqimet që iu parandalojnë nga plakja

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Përfitimet e shumta të verës së kuqe dhe çokollatë të errët besohet të jenë rezultat i pranisë së një kimike të quajtur resveratrol.

Resveratroli është një antioksidant bioflavonoid polifenik i prodhuar nga bimë të caktuara dhe gjendet në ushqime dhe pije. Ky kimikat klasifikohet si fitoestrogjen për shkak të aftësive të saj për të bashkëvepruar me receptorët e estrogjenit në një mënyrë pozitive, transmeton lajmi.net.

Studimet tregojnë se burimi më i njohur i resveratrolit është vera e kuqe dhe bimët, duke përfshirë lëkurën e rrushit të kuq, verën e kuqe, kakaon e papërpunuar dhe manaferrat e errëta.

Megjithatë, hulumtimet e botuara në revistën BMC Cell Biology tregojnë se kimikate të ngjashme me resveratrolin mund të përdoren për rinovimin e qelizave të vjetra.

Resveratroli ka qënë gjithashtu i lidhur me parandalimin e obezitetit, diabetit dhe prediabetit, përmirësimin e energjisë dhe qëndrueshmërisë, një tretje të shëndetshme dhe shumë përfitime të tjera shëndetësore. /Lajmi.net/

Të ngjashme