E dimë se është gjë e keqe, por si saktësisht ndikon duhani gjatë shtatzënisë te bebja?

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Gjinekologu Robert Welch u ka ndihmuar mijërave femrave me shtatzëni të rrezikshme t’i realizojnë ëndrrat e tyre për të lindur bebe të shëndetshme. Por, pavarësisht atyre sukseseve, ka një situatë që ende e frikëson atë: kur takohet me një shtatzëne që nuk mund ta lë duhanin!

Ai vet i ka parë komplikimet që pirja e duhanit gjatë shtatzënisë i shkakton, duke përfshirë lindjen e parakohshme, një peshë më të vogël të bebes, madje edhe rritjen e rrezikut për abort.

Madje, ai thotë se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë është shprehi më e rrezikshme sesa sëmundjet serioze si diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut.

Por, përse është gjë e rrezikshme pirja e duhanit gjatë shtatzënisë?

Tymi i cigares i përmban më shumë se 4,000 kimikale, ndërkaq të paktën 60 prej tyre janë përbërës që e shkaktojnë kancerin. Kur pini duhan gjatë shtatzënisë, ato toksina futen në qarkullimin tuaj të gjakut, i cili është burimi i vetëm i oksigjenit dhe vlerave ushqyese për bebet.

Ndonëse asnjëri prej atyre 4,000 kimikaleve nuk është i mirë për beben, dy prej tyre janë posaçërisht të dëmshëm: nikotina dhe monoksidi i karbonit. Këto dy toksina janë përgjegjëse për thuajse çdo komplikim që ndodh në shtatzëni si pasojë e çorjes së duhanit.

Komplikimet më serioze – që përfshijnë vdekjen e bebes, lindjen e parakohshme dhe peshën e vogël të bebes në lindje – mund t’i atribuohen faktit se nikotina dhe monoksidi i karbonit punojnë së bashku për ta reduktuar furnizimin e bebes me oksigjen.

Si ndikon pirja e duhanit te bebja?

Mungesa e furnizimit adekuat me oksigjen, ndikon jashtëzakonisht shumë në rritjen dhe zhvillimin e bebes. Mesatarisht, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë i dyfishon shanset që një bebe të lind më herët ose të ketë peshë më të ulët sesa normalja në lindje. Pirja e duhanit po ashtu i dyfishon rreziqet e humbjes së jetës së bebes.

Çdo cigare që e pini jua rritë rreziqet e ndryshme.

Pirja e duhanit ndikon edhe në trupin dhe mushkëritë e bebes, në zemër dhe në funksion të trurit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme