E zuri gjumi në kabinë, piloti lë pas destinacionin

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Një pilot është vënë nën hetim, pasi e zuri gjumi në kabinën e një avioni komercial dhe e kaloi destinacionin e tij, një ishull australian, me 46 km.

Piloti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte i vetmi person në bordin e avionit me dy motorë, dhe e kishte vënë atë nën drejtimin e pilotit automatik gjatë fluturimit të mëngjesit herët, më 8 nëntor, nga Devonporti në Tasmani, drejt ishullit King të ngushticës Bass.

“Pilotin e kishte zënë gjumi ndërsa ishte në drejtimin e avionit”, tha kompania ajrore nga Melburni. “Çështja doli në dritë kur kontrolli i trafikut ajror nuk ishte në gjendje të kontaktonte pilotin në fluturim dhe avioni udhëtoi përtej destinacionit të tij, nën drejtimin e pilotit automatik”, konfirmoi kompania.

Regjistrimet e kontrollit ajror tregonin se, disa thirrje i ishin bërë pilotit, por ai nuk ishte përgjigjur. Sidoqoftë, pas zgjimit, ai e ka kthyer avionin në ishullin King. Tani, agjencitë australiane të transportit ajror po hetojnë incidentin, por edhe mënyrën sesi kompania ajrore “Vortex Air” menaxhon fluturimet dhe sa i ngarkon ajo pilotët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme