Ecja rigjeneron trurin, largon shqetësimet dhe stresin

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Nëse ndiheni i trishtuar, i shqetësuar ose stresuar, një nga mënyrat më të mira është ecja në natyrë. Fjalë për fjalë largohuni nga burimi i problemit dhe zhyteni veten në natyrë. Nuk ka asgjë më të mirë se një shëtitje e këndshme për të lehtësuar dhimbjen, heqjen e stresit të akumuluar dhe rimbushjen me energji.

Në fakt, dihet se aktiviteti fizik dhe ecja në veçanti, është një terapi e shkëlqyer për trajtimin e depresionit dhe ankthit. Është treguar se ecja e shpejtë nxit lirimin e endorfineve, hormoneve që na bëjnë të ndihemi të lumtur dhe të relaksuar, duke reduktuar prodhimin e kortizolit, hormon i stresit.

Për më tepër, neuroshkenctarët në Universitetin e Princeton besojnë se efektet e një shëtitjeje të shëndetshme shkojnë shumë më larg se sa prodhimi momental i disa neurotransmetuesve, ata besojnë se ecja rregullisht mund të kontribuojë edhe në rigjenerimin e trurit që na ndihmon për të trajtuar me më pak stres problemet e përditshme.

“Neuronet qetësuese” në tru

Këta studiues punuan me dy grupe derrash, një grup ishin aktiv dhe tjetri ishte i destinuar për një mënyrë jetese sedentare. Pas ecjes, shkencëtarët analizuan trurin e tyre dhe zbuluan se në kafshët që kishin bërë aktivitet fizik u aktivizuan disa neurone që pengojnë shumë aktivitetin e qelizave nervore.

Më vonë ata shtuan pak stres mjedisor dhe panë aktivizimin e neuroneve të eksitueshëm në hipokampus, një rajon i trurit i përfshirë në përgjigjet emocionale. Megjithatë, kafshët që ecnin ishin në gjendje për ta përballuar më mirë me këtë aktivizim të trurit, si dhe u aktivizuan “neuronet qetësuese ” për të parandaluar ndikimin e situatës dhe për të mbajtur stresin nën kontroll.

Këto rezultate, të cilat neuroshkenctarët i konsiderojnë gjithashtu të vlefshme për qeniet njerëzore, mund të shpjegojnë pse ecja na ndihmon të relaksohemi, të harrojmë shqetësimet dhe dhimbjet. Çdo gjë tregon se kur ecim, në tru aktivizohen “neuronet qetësuese”, të cilat pengojnë ngacmimin e neuroneve që krijojnë shqetësime dhe stres.

Kjo tregon se aktiviteti fizik ndihmon në riorganizimin e trurit, kështu që njerëzit që ecin dhe bëjnë ushtrime fizike të rregullta kanë më pak gjasa të vuajnë nga nivele të larta ankthi dhe stresi, gjatë jetës së tyre të përditshme. Në thelb, ecja forcon mekanizmin që pengon qelizat nervore më nervoze të bëhen hiperaktive.

Për të bërë maksimumin e ecjes, është më mirë të zgjedhësh një rrugë të zhytur në natyrë.

Nuk është e njëjta gjë nëse ecën midis katër mureve të një palestre, me ecjen e bërë në qytet ose në natyrë.

Neuroshkenctarët e Universiteti Heriot-Watt e demonstruan këtë duke monitoruar aktivitetin e trurit të 12 personave ndërsa ecnin për 25 minuta në një qendër tregtare, një hapësirë të gjelbër dhe një rrugë të mbushur me njerëz. Ata monitoruan emocionet e tyre si zhgënjimi, meditimi, entuziazmi dhe vëmendja.

Kështu ata zbuluan se relaksimi dhe meditimi ishin më intensiv kur subjektet ecnin nëpër hapësira të gjelbra. Gjithashtu këta njerëz ndiheshin më pak të frustruar. Kjo për shkak se në hapësirat e gjelbra, truri ynë është në gjendje të shkëputet plotësisht dhe aktivizon atë që quhet “vëmendje e pavullnetshme”, e cila ka aftësinë për të lëvizur më lirshëm në një gjendje mjaft të ngjashme me atë të meditimit. Në të kundërt, në rrugë dhe në qendrat tregtare ne duhet të mbetemi të vetëdijshëm, kështu që ne mund shkëputemi plotësisht nga shqetësimet tona dhe të mos lejojmë trurin të pushojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme