Efektet e dushit të nxehtë

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të ri, një dush i nxehtë mund të ketë efekte tjera përveç relaksimit mendor.

Sipas autorëve, banjot e rregullta të nxehta mund të reduktojnë inflamimin dhe të përmirësojnë metabolizmin.

Dushet e nxehta mund t’i bëni në shtëpi dhe kanë një kosto të ulët si dhe nuk ka gjasa të shkaktojnë efekte anësore.

Kohët e fundit, studiuesit arritën të kuptojnë se zhytja në ujë të nxehtë mund të ketë ndikim edhe në çrregullimet metabolike, siç është diabeti.

Ndikimi i dushit tek inflamacioni dhe rezistenca e insulinës

Ekzistojnë disa prova se inflamimi kronik i nivelit të ulët rrit rezistencën ndaj insulinës. Me fjalë të tjera, inflamacioni zvogëlon aftësinë e një qelize për t’iu përgjigjur insulinës, duke kontribuar potencialisht në zhvillimin e diabetit.

Në anën tjetër dushi i nxehtë mund të reduktojë inflamacionin dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës që do të thotë se trupi ka kontroll më të mirë të niveleve të glukozës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme