Efektet pozitive të çajit të zi

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Çaji turk ose ndryshe çaj i zi i prodhohet në bregdetin e Detit të Zi, i cili ka klimë të mesme me reshje të lartë dhe tokë pjellore.

Çaji turk përgatitet tipikisht me dy enë njëra mbi tjetrën (çaydanlik) të dizajnuara veçanërisht për përgatitjen e çajit.

Një nga çajrat më të përhapura në mbarë botën, çaji i zi përdoret për të trajtuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar bllokimin e arterieve falë përbërësve që ka. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se çaji i zi ka pothuajse të njëjtat vlera si dhe çaji jeshil.

Vetitë e çajit të zi:

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eviton sulmin në tru.

Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Çaji i zi ju redukton lodhjen, për të gjithë ata që nuk duan kafeinën mund të konsumojnë çaj të zi në mëngjes në vend të kafesë pasi ai përmban më pak kafeinë dhe shumë antioksidantë.

Ashtu si edhe çaji jeshil, çaji i zi ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt.

Sipas studimit të britanikëve, çaji i zi redukton stresin.

Çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme